KURSE DHE PROGRAME TE REJA 2016-2017

English for kids (40 ore) – Kursi veror mundeson te mesuarit e gjuhes angleze permes lojes per femije, te cilet do te mesojne te luajne lojera terheqese dhe do te argetohen pa mase gjate ketij programi. Njohurite e fituara permes argetimit, do te mundesojne njohuri mbi alfabetin, numrat, frutat, lulet, kafshet, ngjyrat, pijet, ushqimet, automjetet, shkollen, shtepine, krishtlindjen, vendlindjen, etj.

Computer for kids - (40 ore) – Per nxenes te moshave 13-18 vjec, vjen ne ndihme kursi veror per njohuri, dije kompjuterike, argetim dhe zbavitje per adoleshente. Robotike - Demostrime te llojeve te ndryshme te roboteve. Adoleshentet do te mesojne si te programojne robote te thjeshte. Computer programming - Shijoni krijimin e programeve tuaja nga hici. Computer graphics - Si e kryejne punen grafiket 3D? (Audio, Video - Web-site design - mesoni te ndertoni faqe interesante interneti me grafike, tinguj, etj).

Topografi (9 muaj) – Topografia eshte pershkrimi i formave dhe koncepteve te disa hapesirave qe kane lidhje me dimensionin e lartesive. Forma me e zakonte e paraqitjes topografike eshte harta me konture te ngritura lart. Mbledhja e te dhenave topografike historikisht eshte kryer nga teknika tokesore, me survejime te hershme te ashpra e te shtrenjta. Ka disa lloj teknikash per te parashtruar te dhenat topografike. Keto perfshijne: prezantimin piktoresk, prezantimin numeror, vijat e konturet, hijezimet ose shkallet e ngjyrave, renderimi tre dimensiona dhe imazhe fotografike. Temat kryesore: Vizatim Teknik, Gjeodezi, Punimet gjeodezike ne ndertim.

Arduino (40 ore) – Arduino eshte nje platforme e hapur burimi hardware dhe software per hartimin e zgjidhjeve te hardware-ve prototip. Ky kurs do t’ju mesoje gjithcka qe ju nevojitet te dini rreth Arduino-s dhe do t’ju mundesoje krijimin e zgjidhjeve interesante te hardware-ve Arduino.

Mekatronikë (6 muaj) – Programi i mekatronikës u vjen ne ndihme studentëve me bazat e inxhinierisë mekanike dhe elektrike, duke u perqendruar në bashkëveprimin e fushave të ndryshme fizike brenda sistemeve mekatronike. Ata do mësojnë blloqet themelore për ndërtimit e sistemeve të mekatronik, si sensorët dhe aktuatorët dhe të mësojnë rreth bashkëveprimit të tyre efektiv përmes metodave të kontrollit modern. Programi i përgatit studentët për funksione të gjithanshëm inxhinierike ndërdisiplinore në një numër të gjerë fushash industriale. Këto detyra përfshijnë zhvillimin, llogaritjen, planifikimin, dimensionimin dhe dizenjimin e produkteve të reja apo të përmirësuara teknike. Fusha per zhvillimin dhe dizenjimin e linjave moderne të prodhimit të automatizuar është vetëm një shembull, ku shumë detyra inxhinierike kërkojnë aftësi nga mekatronika. Studentët do te fitojnë kompetenca teknike dhe do te marrin njohuri veprimi për metodat, të cilat u mundësojnë atyre për të kuptuar dhe analizuar problemet përkatëse, të gjejnë zgjidhje kreative dhe inovative dhe të zhvillojnë produkte mekatronike konkuruese.

Teknik per Smartphone – 100 ore (3 muaj) – Ne kete program, studenti do te pervetesoje aftesite e duhura ne lidhje me aplikacionet e programeve te cilat gjenden ne aparatet celulare. Do te perfitoni trajnim teknik, i cili do t’ju mesoje gjuhe te ndryshme te nevojshme per te programuar platforma celularesh si edhe per t’ju pajisur me njohuri teorike te cilat do t’ju ndihmojne te ndermerrni vendime te duhura gjate procesit te zhvillimit. Ky kurs u vjen ne ndihme kryesisht atyre studenteve te cilet kane njohuri mbi disa gjuhe programimi, te tilla si: JAVA ose C++, te cilet deshirojne te zbatojne njohurite e tyre ne fushen e zhvillimit te aplikacioneve.