Historiku

Kolegji Komunitar "Harry Fultz" u krijua si një institucionalizim i Qendrës së Zhvillimit të Biznesit. Në mars të vitit 1995 nisi jeta e tij si program i financuar nga USAID në mbështetje të shkollës teknike “Harry Fultz”. Kolegji ofron kurse trainimi për kompani, organizata qeveritare e joqeveritare sipas kërkesave të tyre (Tailor Made Courses). Këtu mund të përmendim kurset e organizuara për kompani e organizata si: ANTA, Lufthansa, Uzina Elektromjekësore, American Bank of Albania, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit të Tiranës, Gjykata e Rrethit Lezhë,etj. Duke filluar nga tetori 2000, Kolegji Komunitar"Harry Fultz" është anëtar i "American Association of Community Colleges", që e mbështet Kolegjin për të arritur nivele të larta, të krahasueshme me kolegje të tjera amerikane anëtare të kësaj shoqate. Kolegji, tashmë i pajisur me infrastrukturë dhe teknologji moderne sipas standarteve botërore, ofron kurse trajnimi në fushën e teknologjisë së informacionit, biznesit, të gjuhëve të huaja dhe teknikave të aplikuara. Në shkurt të vitit 2006 Kolegji Komunitar "Harry Fultz" liçensohet si Qendër Testimi nga ETS (Qendra Ndërkombëtare e Testimeve). Në përfundim të kurseve apo programeve studentet pajisen me çertifikata ose diploma të cilat njihen nga Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale.