Një vit suksesi...

Në edukimin e të rinjve nuk luajnë rol vetëm psikika dhe intelekti, por edhe ana fizike (Pierre de Coubertin). Departamenti i Edukimit Fizik në këtë vit shkollor realizoi 120 aktivitete sportive nga të cilat: A) 80 ndeshje midis klasave në Futboll, Basketboll dhe Volejboll (djem & vajza); B) 10 raunde në kampionatin e Shahut; C) 30 ndeshje te zhvilluara nga ekipet perfaqesuese te shkolles ne Basketboll dhe Volejboll (djem & vajza), Futboll; D) 600 është numri i nxënësve pjesëmarrës...Shifra që flasin qartë për realizimin e qëllimit që departmenti i ka vënë vetes detyrë në fillim të vitit shkollor.

Çdo fundviti tashmë në shkollën tonë është traditë zhvillimi i ditës olimpike, ku rreth 120 nxënës marrin pjesë në vrapimin masiv për ndezjen e flakës olimpike. Kjo ditë ndërthuret me aktivitetin artistik, i cili zhvillohet prej shumë vitesh duke krijuar një atmosferë sportive dhe festive, duke marrë pjesë në të gjithë nxënësit dhe mësuesit e shkollës.