“Harry Fultz” përsëri kampion!

“Harry Fultz” kampion përsëri në basketboll për djem. Pas suksesit që pati në kupën Rinia ndërmjet shkollave të mesme, skuadra e djemve të basketbollit del përsëri KAMPIONE në aktivitetin e organizuar nga Bashkia e Tiranës. Mes 16 shkollave të mesme të qytetit, “Harry Fultz” ja doli të ngrinte edhe njëherë kupën mes shumë tifozëve të mbledhur në parkun e qytetit, duke vazhduar kështu traditën shumë-vjeçare të sportit në shkollën tonë. Një meritë të veçantë ka trajneri i ekipit Ilir Gusho (shefi i Departamentit të Edukimit Fizik). Falenderojmë skuadrën për emocionet që dhuruan. Suksese!!!